Ian Bremmer: Trump serioz për Grenlandën, administrata po punon për një “marrëveshje”

Analisti i njohur thotë se komentet e presidentit amerikan për Grenlandën nuk janë shaka, ndërsa Evropa duhet ta marrë situatën me seriozitet.

Analisti i njohur politik dhe themeluesi i Eurasia Group, Ian Bremmer, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, është serioz në lidhje me Grenlandën dhe se kjo çështje nuk duhet parë si retorikë apo shaka politike.

banner

Sipas Bremmerit, ndryshe nga komentet e mëhershme të Trumpit për Kanadanë si “shteti i 51-të” i Shteteve të Bashkuara, që ishin të natyrës provokuese, qëndrimi i tij për Grenlandën është real dhe po trajtohet konkretisht brenda administratës amerikane.

Ai theksoi se shumë zyrtarë brenda administratës po punojnë aktualisht për të analizuar se si do të dukej një “marrëveshje” e mundshme për Grenlandën, duke nënkuptuar se po shqyrtohen opsione konkrete politike dhe strategjike.

Bremmer paralajmëroi se kjo çështje duhet të merret shumë seriozisht nga vendet evropiane, pasi përfshin interesa gjeopolitike dhe të sigurisë me rëndësi të lartë në rajonin e Arktikut.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.