Ilir Kërçeli: Nuk kam shkruar fjalimin e Fatos Gecit, lutem çdo ditë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti reagon ndaj pretendimeve si ai ishte autori i fjalimit të Gecit për Thaçin, dhe rithekson qëndrimin e tij në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Deputeti Ilir Kërçeli ka reaguar pasi emri i tij u përmend në lidhje me një deklaratë të deputetit Fatos Geci, i cili tha se Hashim Thaçi do të dënohet me burgim të përjetshëm, duke e krahasuar me rastin e Naim Murselit.

banner

Në reagimin e tij, Kërçeli e ka mohuar kategorikisht se ka shkruar fjalimin e Gecit, duke theksuar se një pretendim i tillë nuk qëndron.

Ai ka sqaruar gjithashtu se qëndrimet e tij janë të njohura publikisht dhe janë në mbështetje të lirimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kërçeli ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë të gjithë të akuzuarit, duke shprehur përkrahjen e tij për ta.

Në fund të reagimit, ai theksoi se lutet çdo ditë që të gjithë të akuzuarit të lirohen sa më parë dhe të kthehen pranë familjeve të tyre.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.