Interpretimi i çuditshëm i Matoshit, foton e Abrashit me ambasadorin turk e quan ndërhyrje të Turqisë në zgjedhje

Mbrëmë u shënua 102 vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë, një festë e rëndësishme për shtetin dhe popullin turk.

Si gjithmonë, Turqia organizoi një pritje solemne, siç zakonisht bëjnë të gjitha vendet që kanë korpus diplomatik në Kosovës.

Nga organizimi për këtë ditë, Artan Abrashi, kandidat i VV-së për Komunën e Prizrenit, nxori një fotografi me ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Pata kënaqësinë ta takoj Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, dhe ta uroj për 102-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, si ditë e shënuar për popullin turk.

Turqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm dhe mik i sinqertë i Kosovës.

Uroj që miqësia ndërmjet dy popujve tanë të jetë gjithmonë e qëndrueshme dhe e mbushur me respekt e bashkëpunim të ndërsjellë” – shkroi mbrëmë Abrashi, transmeton Gazeta Politika.

Deri këtu asgjë e pazakontë. Megjithatë, një interpretim i pazakontë i është bërë kësaj fotografie. Më saktë, Halil Matoshi, analist në Kanal 10, çuditërisht ia dha një interpretim politik kësaj fotografia.

Në debatin në “Politiko”, Matoshi e quajti fotografinë ndërhyeje të Turqisë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Çka thotë kjo fotografi, Blerim? Fushatë zgjedhore. D.m.th. këmbë e krye ky ambasador po përzihet në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës. E qekjo është ndërhyrje, që thojke Albin Kurti po ndërhyn Serbia. E këtu pse s’po thotë po ndërhyn Turqia? Thuaje, thuaje” – tha Matoshi, transmeton Gazeta Politika.

Matoshi nuk dha ndonjë argument shtesë, por vetëm një konkludim nga një interpretim i çuditshëm mbi një fotografi normale të organizimit solemn të Ambasadës së Turqisë në festën e pavarësisë. Pra takimi ishte solemn, i hapur dhe me shumë të ftuar.

Sidoqoftë, në garën për të parin e Prizrenit, Abrashi do të përballet më 9 nëntor me Shaqir Totajn e PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button