
Zyrtarët iranianë dhe omanezë diskutojnë mënyrat për rikthimin e trafikut detar të sigurt.
Zyra e Presidentit të Iran njoftoi se ngushtica strategjike e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri sa të ardhurat nga transitimi të kompensojnë dëmet e luftës që i janë shkaktuar vendit, shkruan TRT English.
Ky vendim vjen pas një vikendi përpjekjesh diplomatike, ku u zhvilluan takime midis zëvendësministrave të Jashtëm dhe specialistëve nga Irani dhe Oman. Zyrtarët diskutuan opsionet për rikthimin e rrjedhës së sigurt të trafikut detar përmes kësaj nyjeje kritike të transportit, në kontekstin e tensioneve dhe konfliktit SHBA-Izrael me Iranin.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një pikë kyçe në tregtinë botërore të naftës, dhe çdo mbyllje e saj ka ndikime të menjëhershme në çmimet globale të karburanteve.



