“Isa Mustafa deshti ta përmbysë Abdixhikun të shtunën, ta instalojë Avdullah Hotin” – Rexhaj: Abdixhiku i doli nga dora

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka komentuar rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vendim që u mor në Kuvendin e LDK-së të mbajtur më 31 janar.

Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rexhaj tha se për Abdixhikun ka ekzistuar një perceptim i hershëm se ai ishte favorizuar dhe shtyrë përpara politikisht nga ish-kryetari i partisë, Isa Mustafa, por sipas tij, kjo situatë tashmë ka ndryshuar.

banner

“Ka qenë një përshtypje që ai është favorizu e shty përpara nga Isa Mustafa, por ju ka dalë nga dora”, u shpreh Rexhaj.

Ai shtoi se Mustafa, në vend të Abdixhikut, kishte preferuar të vendoste Avdullah Hotin në krye të partisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.