Isa Mustafa sulmon ashpër Vjosa Osmanin: Manipulante e paskrupullt politike

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës nga radhët e LDK-së, ka dhënë një intervistë për Gazetën Nacionale, në të cilën ka folur për shumë tema.

Normalisht, Mustafa ka komentuar edhe presidenten Vjosa Osmani, duke mos e kursyer aspak gjuhën kritike ndaj Shefes së Shtetit.

Mustafa, që duket se nuk e ka kapërdier ende humbjen elektorale që e pësoi si kryetar i LDK-së me ikjen e Osmanit në kaolicion me VV-në, e ka quajtur Osmanin si “manipulante të paskrupullt politike”.

“Sa i përket presidentes, ajo është treguar një karrieriste dhe manipulante e paskrupullt politike. Deri tani ka miratuar dhe ekzekutuar të gjitha veprimet e qeverisë Kurti që kanë quar në izolimin politik dhe ekonomik të vendit. E ka lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit, në disa raste e ka shkelë Kushtetutën dhe nuk ka reaguar asnjëherë në shjeljet kushtetuese nga qeveria. Edhe tani mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet” – ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button