
Luljeta Veselaj – Gutaj, kandidate e PDK-së për deputete në zgjedhjet e fundit, ka reaguar publikisht pasi gjatë rinumrimit humbi mbi 2 mijë vota.
Gutaj ka shkruar se i është cenuar integriteti i saj.
Tutje, ajo ka kërkuar që përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë.
“Mu cënua integriteti im dhe i shtetit demokratik, të papërgjeshmit të vihen para përgjegjësisë.
Sivjet bëhen 20 vjet të karrierës sime politke, e përkushtuar të kontribuoj në ndërtimin e shtetit tonë. 20 vjet të jetës sime kam punuar me profesionalizëm, parime të drejta, kompetencë dhe integritet, i cili për herë të parë në jetën time po më cenohet nga individë që procesin zgjedhor e kanë menaxhuar me papërgjegjësi dhe agjenda të panjohura për mua dhe pa dijeninë time” – ka shkruar ajo, ndër të tjera.



