Izet Mexhiti: Asgjë nuk mund të na prishë me Tiranën, por ishte e heshtur për Monstrën dhe Kumanovën

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se marrëdhëniet me Shqipërinë mbeten të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht mospajtimeve apo zhvillimeve politike.

Në emisionin “ZOOM” në TVM2, Mexhiti tha se Tirana mbetet epiqendra politike dhe kombëtare për shqiptarët.

banner

“Çka do që të ndodhë, edhe kur është mirë dhe kur është keq, kur na pëlqen e kur s’na pëlqen, epiqendra jonë është në Tiranë, në këtë drejtim nuk heqim dorë”, deklaroi ai.

Megjithatë, Mexhiti kritikoi heshtjen e Tiranës zyrtare në disa raste që lidhen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Ku ishte Tirana zyrtare të reagojë zëshëm gjatë rastit Monstra, rastit të Kumanovës, kur janë bërë shkelje ligjore, kur janë vra komandantë, kur ka pasur situata të rënda për degradimin e çështjes së shqiptarëve”, tha ai.

Sipas Mexhitit, Shqipëria ka qenë “shumë më e heshtur se tash” dhe këto çështje nuk duhet të shihen vetëm në prizmin e politikës ditore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.