
Pas deklaratës së Konjufcës për konsensus rreth familjes Jashari, ai thotë se emri i familjes nuk duhet të përdoret për poste publike.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, deklaroi se ekziston konsensus që presidenti i ardhshëm të vijë nga familja Jashari.
Lidhur me këtë, Murat Jashari ka thënë se nuk ka ambicie politike dhe nuk e sheh veten si kandidat për postin e presidentit.
Në një prononcim për Vox Kosova, ai theksoi se emri i Familjes Jashari përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe se nuk e konsideron të drejtë përdorimin e tij për poste publike.
“Në momente të caktume do ta jap një prononcim. Më shumë se gjithçka si Murat, është emri i Familjes Jashari. Është barrë e madhe mbi supe, dhe unë nuk e kam të drejtën as morale as profesionale emrin e familjes Jashari për poste publike. Unë kam detyrë…prandaj edhe skam dal mu prononcu. Emri i im sa i përket kësaj çështje vjen në vazhdimësi, është përmend saherë që ka ardh në pikëpyetje presidenti. E kam sqaru që s’kam ambicie politike. Familja Jashari ju takon të gjithë shqiptarëve…në mes të qenurit në pozita publike dhe profesionit që kam, unë zgjedh këtë që kam…runa zot naj lufte civile apo rreziku të madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam une mos me sakrifiku për këtë vend. Ama jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, tha ai.



