Këshilltari i Kurtit: Votat janë për president, opozita le të vinë në Kuvend e të çojnë dorën kundër

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.

Në një intervistë në RTK, Zulfaj ka bërë një pretendim interesant, duke thënë se janë votat për zgjedhjen e presidentit.

banner

“Votat për presidentin janë. Vetëm duhet pjesëmarrja. Nuk ka arsye që të bllokohet qeverisja dhe të tentohet që rezultati i zgjedhjeve në kutia të përmbyset përmes bojkotit”, ka thënë Zulfaj.

“Duhet të ketë reflektim, të besh opozitën në Kuvend, të perfundojë mandati, që në zgjedhjet e ardhshme të kesh material për rritje. Duhet reflektim prej opozites. Spo ju lypet vota për. Këtë vit po bllokojnë duke mos marrë pjesë në votim”, ka shtuar ai.

“Duhet të jesh në Kuvend ta shprehesh mendimin, për, kundër ose abstenim. Le të vijnë e të votojnë kundër. Çoje doren sa me lartë që të të shohin që po voton kundër”, ka thënë Zulfaj në RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.