Kim Mehmeti: Askush nuk mund t’i bëjë më keq Shqipërisë se sa Edi Rama, e ka përgjysmuar popullin

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri, të cilat sipas tij kanë nxjerrë në pah gjendjen politike dhe shoqërore në vend.

Në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1, Mehmeti ka thënë se protesta ka shpalosur, sipas tij, shqetësimet për mënyrën se si po qeveriset Shqipëria.

banner

“ Kjo protestë shpalosi diçka, që Shqipëria është bërë mall për shitje, që Shqipëria është e rrezikuar dhe që shqiptari ka rënë në duart e njerëzve të cilët fare nuk kanë të bëjnë dhe nuk punojnë për interesin shqiptar, por vetëm për interesin e një rrethi njerëzish”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se për një dekadë vendi ka qenë në duart e njerëzve që, sipas tij, nuk kanë punuar për interesin e qytetarëve.

“Unë them se 10 vite Shqipëria është në duart e njerëzve të cilët fare nuk punojnë për interesin e saj. Shqipëria është e rrezikuar, mirëpo më keq se ç’i bëri Rama Shqipërisë askush nuk mund t’i bëjë. Asnjë spiun nuk mund t’i bëjë, është absurde dhe e rëndë ta thuash, por ai di ta përgjysmojë popullin”, ka thënë Mehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.