Koalicioni me LDK, Kurti: Ekziston vullneti dhe interesimi, javën tjetër merret vesh

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i pyetur se a do t’i vazhdojë bisedimet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e institucioneve, ka thënë se do të përpiqen t’i shfrytëzojnë ditët e mbetura, që të jenë “sa më të përgatitur kur fillon seanca konstituive”.

Ai deklaroi se ekziston interesimi, vullneti dhe gatishmëria, por se në javën e ardhshme merret vesh gjithçka.

banner

“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, ka deklaruar Kurti për Ekonomia Online, pasi mori pjesë në pritjen e organizuar nga LVV-ja në Prishtine për mërgimtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.