
Mbrëmë Gazeta Politika raportoi se Eman Rrahmani, ish-deputet i VV-së, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të Listës për Familje do të lidhin koalicion me PDK-në.
Sot Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka mirëpritur Rrahmanin dhe Visar Korenicën, me të cilët ka mbajtur një konferencë për media.
‘’Bashkë me z. Eman Rrahmani dhe anëtarët e tjerë të Listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion para dhe paszgjedhor’’, tha Hamza në një konferencë të përbashkët për media.
“Unë jam i bindur se ky është një koalicion i qëndrueshëm dhe bashkërisht ne do të kemi sukses” – tha tutje Hamza.
Çka raportoi Gazeta Politika?
Dje gazetari i Politikës, Mirlind Behluli, raportoi për arritjen e koalicionit në mes Rrahmanit e PDK-së. Madje, në videon e tij, Behluli tregoi se të mërkurën do të zyrtarizohej ky kaolicion.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:




