
Me gati 100 për qind të votave të numëruara, kandidati për deputet reagon me një status në Facebook.
Kur janë numëruar gati 100 për qind e votave të kandidatëve për deputetë, Nezir Kraki ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur dyshime lidhur me korrektësinë e procesit të numërimit të votave.
Kraki, i cili sipas rezultateve aktuale ka marrë 32,587 vota, ka shkruar: “Veç edhe votat e kandidatëve me u pase numëru korrekt…”, duke lënë të kuptohet se nuk ka besim të plotë në procesin e numërimit.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është drejt përfundimit të numërimit të votave, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen në ditët në vijim.



