Kthehen kolonat në pikat kufitare, pritje deri në 1 orë e gjysmë

Deri në 90 minuta pritje në Jarinjë, fluks i shtuar i udhëtarëve drejt daljes nga Kosova.

Pas disa ditësh me qarkullim të lirë dhe pa vonesa, pritjet në pikëkalimet kufitare janë zgjatur të enjten. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, radhë të gjata janë regjistruar në pikat kufitare Dheu i Bardhë, Jarinjë dhe Merdarë.

banner

Në pikëkalimin Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Jarinjë deri në 90 minuta. Në Merdarë, udhëtarët po presin rreth një orë për të kaluar kufirin.

Ky fluks është rikthyer pas fillimit të janarit, kur mërgimtarët nisën kthimin drejt shteteve ku jetojnë dhe punojnë, pas pushimeve festive. Autoritetet kufitare janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, ndërsa qytetarët këshillohen të informohen për gjendjen në kufi para nisjes së udhëtimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.