
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u votua në lexim të parë projektligji për Gjykatën Speciale.
Kurti ka theksuar se duhet edhe president për Kosovën.
“Për të pasur një strategji të qëndrueshme për situatën e padrejtë në Hagë, duhet të kemi edhe një shtet fortë të qëndrueshëm e tërësisht funksional në Kosovë. Duhet ligj për Gjykatën në Hagë, por duhet edhe president për Kosovën. Njëra pa tjetrën mund të jetë shumë e dëmshme” – tha Kurti.



