Kurti njofton: Rritet pensioni nga 120 euro në 150 euro, rriten shtesat për fëmijë për 50 për qind

Qeveria e Kosovës, e cila është në detyrë, ka mbajtur një mbledhje.

Në këtë mbledhje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se buxheti i Kosovës, që u miratua në qeveri sot, ka arritur në katër miliardë euro.

Kurti ka njoftuar për rritjen e pensioneve për pesnionistët e moshës nga 120 euro në 150 euro.

“Nga Ministria e Financave kemi propozimin edhe për rritjen e pagës minimale, rritje kjo që do të ndikojnë rreth 150 mijë të punësuar. Ashtu siç ju kam premtuar sot ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro. Duke filluar nga muaji nëntor që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë” – ka deklaruar Kurti.

Tutje Kurti tregoi që ka edhe një vendim për shtesat e fëmijve.

“Edhe për nënat që marrin shtesa për fëmijë.

Për fëmijët nga 0-16 vjeç do të rriten për 50%. Pra, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do t’i marrë 60 euro” – tha Kurti.

Back to top button