Kurti premton pagën e 13 dhe 14: Nga viti 2026 do të rregullohet me ligj edhe për sektorin privat

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar disa nga premtimet e programit të tij qeverisës për mandatin e ardhshëm.

Gjatë prezantimit të programit, Kurti tha se nga viti 2026 do të nisë përcaktimi me ligj i pagës së 13 për sektorin publik dhe privat.

banner

“Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13 për sektorin publik, por edhe për atë privat”, deklaroi ai.

Kurti shtoi se synim i qeverisë është edhe planifikimi gradual i pagës së 14.

“Pas dialogut me sektorin privat, synimi është që në bashkërendim me bizneset dhe punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14”, u shpreh Kurti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.