
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka folur në lidhje me dy organizatat serbe, të cilat Qeveria e Kosovës kohë më parë i shpalli terroriste.
Në Kanal 10, Kurti tregoi se partnerët ndërkombëtarë nuk e morën të njëjtin vendi.
“Kemi pasur dy organizata serbe që ne i kemi shpallur organizata terroriste – Mbrojtjen Civile dhe Brigadën Veriore – të cilat partnerët tanë ndërkombëtarë nuk i kanë shpallur të tilla,” tha Kurti.
Kurti tregoi se u ka kërkuar aleatëve që të veprojnë në një linjë me Kosovën në këtë temë, por kjo nuk ka ndodhur.
Tutje, Kurti ka vlerësuar se hapi i Qeverisë së Kosovës është i duhuri.
“A po e shihni dallimin me aleatët tanë, edhe evropianë edhe amerikanë? Ato nuk i kanë shpallur organizata terroriste këto që i kemi shpallur ne. Dhe unë besoj që ne e kemi mirë,” deklaroi ai.



