Kurti takon ambasadorët e ShBA-së, Britanisë e Gjermanisë: Diskutuam për rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka njoftuar për takimet me ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë, si dhe të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Kurti ka treguar se ka pranuar urimet për rizgjedhjen në postin e kryeministrit.

Tutje, Kurti ka shkruar edhe për temat e diskutimit.

“Krahas bisedave për marrëdhëniet e mira dypalëshe me secilin prej vendeve që përfaqësojnë dhe mundësive të avancimit të mëtejmë, sikurse për përparimin demokratik, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës, diskutuam edhe për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit” – ka shkruar Kurti, ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësues të shteteve aleate, partnere dhe mike të Republikës së Kosovës, dje prita në Zyrën e Kryeminsitrit të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph. Nga të tre pranova urime për Qeverinë dhe mandatin e ri.

Krahas bisedave për marrëdhëniet e mira dypalëshe me secilin prej vendeve që përfaqësojnë dhe mundësive të avancimit të mëtejmë, sikurse për përparimin demokratik, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës, diskutuam edhe për temat aktuale, me theks nevojën për stabilitet institucional, posaçërisht në rrethanat e krijuara pas 16 shtatorit.

Republika e Kosovës është gjithmonë falënderuese dhe përherë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.