
Eli Fara, këngëtare e njohur, ka folur për herë të parë për videot private të publikuara ditë më parë, të cilat ngjallin reagim të madh shoqëror.
Fara ka reaguar, duke theksuar se është e lënduar, por jo e turpëruar.
“U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim”, shprehet ajo.





