LDK fton Kuvendin e partisë më 31 janar, Abdixhiku do të kërkojë votëbesim

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, nga kjo parti ka thënë se më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së. Në atë mbledhje siç deklaroi Mustafa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të ofrojë dorëhëqjen dhe do të lihet i lirë ky organ i partisë që të vendosë.

“Pati një diskutim gati 4 orësh të hapur e demokratik duke shtjerrë debatin në secilën pikë të mundshme. Duke analizuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Më 31 janar është ftuar mbledhja e Kuvendit të LDK-së. Në këtë Kuvend siç është deklaruar vetë kryetari Lumir Abdixhiku, ai do të ofrojë dorëheqjen për të lënë lirë Kuvendin të vendosë edhe për këtë çështje edhe për çështjet e tjera e diskutimet e tjera që mund të ngriten në atë Kuvend”, ka thënë Mustafa pas mbledhje së kryesisë së LDK-së.

banner
Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.