
Liburn Aliu merr drejtimin e portit më të madh në vend, duke zëvendësuar Kreshnik Bajraktarin.
Zv. Kryeministrja dhe njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi këtë të martë drejtuesin e ri të Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu. Ky i fundit do të marrë detyrën nga drejtori aktual, Kreshnik Bajraktari.
Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se Aliun e ka njohur që në kohën kur ai mbante postin e ministrit në Kosovë, duke theksuar eksperiencën dhe besimin e saj në drejtimin e tij të ri.



