
Liderja e opozitës në Venezuela, Maria Corina Machado, nuk do të marrë personalisht Çmimin Nobel për Paqe në Oslo të Suedisë.
Ky informacion është njoftuar nga Instituti Nobel, që ndan këtë çmim.
Vendndodhja e Machado ende nuk është e njohur për publikun për shkak të masave të sigurisë, raporton gazeta e njohur britamike The Guardian.
Machado duhej ta pranonte çmimin në zyret e Këshillit të Qytetit të Oslos, në prani të Mbretit Harald, Mbretëreshës Sonja dhe liderëve latinoamerikanë, përfshirë presidentin argjentinas, Javier Milei dhe presidentin ekuadorian, Daniel Noboa.



