
Kandidati i zgjedhur për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim partiak dhe institucional, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme për të dalë nga ngërçi politik në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se Kosova ka nevojë urgjente për një agjendë të qartë politike, teksa vendi ndodhet në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, shkruan KOHA.
“Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike dhe për ta kthyer stabilitetin në vend”, ka theksuar Haziri.



