Maqedonci flet për takimin trepalësh të gjeneralëve Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Takim trepalësh i gjeneralëve për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e sigurisë rajonale

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë po merr formë konkrete përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të forcave ushtarake të tri vendeve.

banner

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim trepalësh mes krerëve të ushtrive të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sipas tij, bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci synon rritjen e ndërveprueshmërisë, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe avancimin e standardeve euroatlantike.

Në takim morën pjesë Gjeneral-Lejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-Lejtënant Arben Kingji, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe Gjeneral Tihomir Kundid, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë.

Maqedonci theksoi se deklarata e përbashkët e mbrojtjes, e nënshkruar në nivel ministrash më 18 mars 2025, tashmë po përkthehet në angazhime konkrete, si në aspektin e politikave të mbrojtjes, ashtu edhe në bashkëpunimin ushtarak në terren.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.