Meliza Haradinaj: Presidenca është lavjerrësi i pushteteve, s’duhet të kontrollohet nga partia në pushtet

Deputetja e AAK-së, Meliza Haradinaj, ka deklaruar se nuk është në interes të demokracisë që e njëjta parti të kontrollojë njëkohësisht edhe Qeverinë, edhe Presidencën.

Përmes një reagimi publik, ajo e cilësoi Presidencën si “lavjerrësin e pushteteve”, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancës institucionale.

banner

“Presidenca është lavjerrësi i pushteteve dhe nuk është e shëndetshme për demokracinë që partia që udhëheq me Ekzekutivin të kontrollojë edhe Presidencën”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas saj, ndarja dhe balancimi i pushteteve mbeten elemente kyçe për funksionimin demokratik të shtetit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.