Meloni: Europa duhet të rinisë dialogun me Rusinë

Kryeministrja italiane mbështet thirrjen e Macron dhe kërkon emërimin e një të dërguari të posaçëm të BE-së për bisedime me Putinin.

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, ka bërë thirrje që Europa të rinisë dialogun me Rusinë, duke theksuar se angazhimi diplomatik është i domosdoshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

banner

Deklarata e saj u bë gjatë konferencës së përvitshme të Vitit të Ri, ku Meloni tha se pajtohet me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili së fundmi kërkoi që Europa të angazhohet drejtpërdrejt me Moskën.

“Mendoj se Macron ka të drejtë lidhur me këtë. Besoj se ka ardhur koha që edhe Europa të flasë me Rusinë. Në këtë fazë të negociatave, nëse Europa vendos të bisedojë vetëm me njërën prej dy palëve, kam frikë se në fund, kontributi që do të japë do të jetë i limituar”, u shpreh Meloni.

Ajo shtoi se Bashkimi Europian duhet të emërojë një të dërguar të posaçëm, i cili do të merret drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, me qëllim shmangien e konfuzionit dhe koordinimin më të mirë të përpjekjeve diplomatike.

Në fjalën e saj, Meloni përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje amerikane në Groenlandë dhe bëri thirrje për rritjen e pranisë së NATO-s në rajonin e Arktikut, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj zone për sigurinë euroatlantike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.