
Burim Meta, këshilltar i ish-deputet i GUXO-s, ka deklaruar se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, nuk është ekuivalent me Osmanin.
Sipas tij, të gjithë të propozuarit të VV-së për postin e presidentit kanë më pak vlerë dhe karizëm sesa Osmani.
“Nga kandidatët të cilët i ka propozuar, të gjithë janë më pak të vlerës, të karizmit sesa Vjosa Osmani. Konjufca nuk është ekuivalent me Osmanin”, ka thënë ai të enjten në “Interaktiv” të KTV-së.
“Po kthehemi në shtëpinë tonë, aty ku kemi kontribuar gjatë, aty ku e kemi vendin, ku kemi qenë edhe ideologjikisht si parti e qendrës së djathtë. Kjo nuk mund të komentohet ndryshe përveçse një pranueshmëri. LDK-ja po kthehet në pozicionet e saj dhe aktivizimi i Vjosa Osmanit përmes LDK-së një herë e përgjithmonë do të stabilizojë skenën politike në Kosovë” – shtoi ai.



