Muja prezanton analizat e AUV-it për qumështoren VITA: Katër lloje të qumështit përmbajnë vaj palme

Armend Muja, minsitër i Bujqësisë, ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me temën e qumështores Vita, ku ka prezantuar rezultatet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Në konferencë, Muja ka prezantuar edhe llojet e qumështit, që sipas AUV-it, përmbajnë vaj palme të padeklaruar në etiketë.

Sipas Mujës, katër lloje të qumështit të VITA-s përmbajnë vaj palme, shkruan Gazeta Politika.

banner

“Pra i shihni mostrat e qumështit, katër lloje të qumështit, katër lloje të ndryshme të mostrave përmbajnë vaj palme, sipas AUV-it, sipas analizave. Sigurisht, këtu nuk është gjetë vëhtirësi në një brend, në një mark, por ta keni parayssh, AUV-i dhe Ministria e Bujqësisë aprovojnë subjektet, procese të prodhimit, aktivitetet, nuk aprovojnë makra tregtatre. Markatat tregtare janë përgjegjësi e MINT-it…” – tha Muja.

Në konfrencë, Muja ka shpjeguar përmes mostrave se cilat lloje të qumështit, sipas AUV-it, kanë përmbajtje të vajit të palmes. I pari, sipas Mujës, është qumështi “My Coë 3.2 për qind”.

“E para është mostra me numër serik 2930, konstatohet prezenca e vajit të palmës pa u deklaru dhe pyeta cili është ai qumësht. Më në fund jam informuar se bëhet fjalë për qumështin my coë 3.2. Ata që thonin baristas, nuk është baristas, është qumësht me lop” – tha Muja.

Po ashtu, Muja ka përmendur qumështin e llojit “Land”.

“Në monstrën e dytë flitet, ja ku e keni 2931, flitet për produktin e njëjtë…tregon praninë e vajit të palmës pa u deklaruar…Mostra tjetër 2937…që ishte po ashtu mostër tjetër e qumështit, që ka vaj palme të padeklaruar. Bëhet fjalë për qumështit land” – shtoi Muja.

Tutje, Muja ka theksuar edhe një lloj tjetër të qumështit, që, sipas tij, prodhohet nga VITA dhe përmban vaj palme.

“Po ashtu, mostra tjetër. E katërta. Një lloj tjetër e quëmshtit, Garden Milk. Se kështu është shprehia të quhet milk, anglisht, qumësht, milk, garden milk, prapë është konstatuar prezenca e vajit të palmës dhe qumështit pluhur” – tha Muja.

“Qumështi që është shitur si qumësht, është synuar si qumësht, ju lutem, ka ca subjekte që flasin barista, anej knej, nuk është barista, është qumësht, qumësht, qumësht, qumësht, asi qumështi ku shihet lopa, të cilat familjet tona e blejnë për t’ia dhënë fëmijve të tyre” – tha Muja.

Muja e konfirmoi se një mostër e qumështit të qumështores VITA është pa vaj palme.

Gjatë konferencës, Muja ka folur edhe për inspektimin dhe gjetjet në depot e qumështores VITA.

“Është konstatuar gjatë inspektimit në depon e subjektit Abrazen-Vita tonelata të qumështit pluhur dhe tonelata të qumështit të vajit të palmes. Pra më nuk ishin vetëm në doganë, por u lokalizuan edhe në depon e tyre, është gjurmuar edhe në depon e tyre. Aty inspektori konstatoi 26 produkte me vaj palme, që janë konstatuar nga raporti fillestar i asaj dite nga qumështorja VITA” – tha Muja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.