
Imer Mushkolaj, analist i përhershëm në Debat Plus, ka shkruar një opinion në të cilën ka komentuar optizmin e Albin Kurtit, kryetar i VV-së.
Në opinion e publikuar në portalin e RTV Dukagjinit, Mushkolaj ka shkruar se optimizmi i Kurtit mbetet i çuditshëm.
Tutje, ai e ka cilësuar këtë optimizëm të Kurtit si “gati të shkëputur nga realiteti”.
“Optimizmi i Albin Kurtit mbetet i çuditshëm, gati i shkëputur nga realiteti. Ai beson se do t’i fitojë zgjedhjet me përqindje të paparë. Por, ai i pati më shumë se 50 për qind. Dhe çfarë bëri? Rezultatet janë zhgënjyese. Dështimi i tij është rezultat i një modeli qeverisjeje të ngritur mbi improvizim, propagandë dhe mllef” – ka shkruar Mushkolaj, ndër të tjera.



