
Arben Mustafa, deputet i PDK, ka shkruar një status rreth zhvillimeve politike.
Ai ka pasur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Postimi i plotë:
PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit.
Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve.
Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar.
Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma.


