Mustafa: Kurti po dëshiron t’i zë tri pozitat kyçe të shtetit

Deputeti i LDK-së kritikon ofertën e Kurtit për presidentin, duke thënë se ai nuk pranon kandidat jashtë partisë së tij

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke kritikuar qasjen e kryetarit të LVV-së dhe njëherësh kryeministrit, Albin Kurti.

banner

Sipas Mustafës, Kurti nuk është i gatshëm të ofrojë një kandidat për president që nuk vjen nga radhët e partisë së tij. “Albin Kurti në asnjë moment nuk është i gatshëm të ofrojë një president që nuk është nga partia e tij”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se kjo qasje tregon përpjekjen e Kurtit për të kontrolluar tri institucionet kryesore të shtetit. Sipas tij, Kurti synon që të mbajë pozitën e kryeministrit, Kuvendi të udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, ndërsa për president është përmendur vazhdimisht emri i Glauk Konjufca.

“Pra, i bie që Albin Kurti kërkon ta ketë qeverinë në krye me kryeministër vetvetën, Kuvendi në krye me Albulena Haxhiun dhe president siç ka thënë gjithmonë Glauk Konjufcën. Pra, dëshiron që t’i ketë të zëna tri pozitat nga tre njerëz kyç të partisë së tij”, theksoi Mustafa.

Ndërkohë, afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është 28 prilli.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.