Mustafa nuk heq dorë: Koalicion i madh për Kosovën, VV-PDK

Rrustem Mustafa, deputet i PDK, ka shkruar sërish në favor të koalicionit mes VV dhe PDK.

Mustafa e ka quajtur këtë si koalicion i madh për Kosovën.

Postimi i plotë:

KOALICION I MADH PËR KOSOVËN, VV / PDK

Në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror.

Prandaj, VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës.

Tri shtylla duhet ta udhëheqin këtë angazhim:

UNITET POLITIK DHE QETËSIM I BRENDSHËM
Bashkërendim i forcave politike dhe shoqërisë civile rreth interesit shtetëror, duke krijuar një klimë bashkëpunimi dhe përgjegjësie.

MBËSHTETJE JURIDIKE
Forcim i ekipeve mbrojtëse dhe sigurim i mbështetjes së nevojshme juridike për proceset e mëtejshme, me standarde të barabarta të drejtësisë.

ANGAZHIM DIPLOMATIK
Një veprim i koordinuar ndërkombëtar për të paraqitur me argumente historinë e Kosovës dhe UÇK-së dhe për të avancuar interesat e Republikës.

Mbi të gjitha, forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në dhe Perëndimin duhet të jetë orientimi i përbashkët.

Ky nuk është vetëm një bashkim rreth një momenti.
Është një mundësi për të ndërtuar një marrëveshje politike me përgjegjësi, objektiva dhe drejtim të qartë për Kosovën.

VV, PDK dhe partitë e tjera: një tryezë e përbashkët, një marrëveshje e qartë, një drejtim shtetëror.

KOALICION I MADH PËR KOSOVËN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.