Vlora Çitaku votohet me 90 vota pro si nënkryetare e Kuvendit

Deputetët kanë votuar Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.

Ajo është zgjedhur me 90 vota për, shkruan KOHA.

Nënkryetari i propozuar nga PDK-ja ishte i vetmi që nuk ishte zgjedhur në seancën e kaluar kur u zgjodhën të tjerët. Kjo pasi PDK-ja i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësim nëse konstituimi i Kuvendit pas afateve ishte i ligjshëm.

Javën e kaluar Kushtetuesja vlerësoi se Kuvendi është i konstituuar ndërkaq Qeveria nuk është antikushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.