Nagavci: VV-ja i tërheqë kandidaturat nëse PDK e LDK propozojnë tre emra për president jashtë skenës politike

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka ftuar partitë politike të marrin pjesë në seancën e Kuvendit për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit. 

Nagavci ka thënë se Kuvendi është vendi ku duhet diskutuar. Ajo ka thënë se Vetëvendosje është e gatshme të tërheqë kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Kollçakut, nëse PDK-ja e LDK-ja ofrojnë tre emra për presidentë që janë jashtë skenës aktuale politike dhe janë unifikues, shkruan KOHA.

banner

“Përtej deklaratave e deklarimit se i kemi 15 nënshkrime, ato duhet të shihen. Unë kam të gatshme nënshkrimet edhe për seancë edhe për president. S’mjaftojnë deklaratat. Kemi pritur gjithë fundjavën, e pritëm edhe sot paradite të ofrohen nënshkrimet dhe t’i plotësojmë me nënshkrimet tona. Të ofrohen 15 nënshkrime nga LDK e 22 nga PDK-ja e të japim nënshkrimet tona. Nuk ka hapa serioz”, tha Nagavci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.