
Zana Avdiu, autore e njohur e emisionit feminist “Zanat”, ka shkruar një status, në të cilin ka denoncuar bullizimin dhe seksizmin e shoqërisë kosovare.
Aktivistja Avdiu duket se është nervozuar ka paragjykimet dhe komentimet e pamjes fizike të njerëzve, shkruan Gazeta Politika.
Analistja Avdiu ka shkruar se kultura e komenteve për pamje “nuk është as humor, as mendim personal, është bullizëm”.
“Kultura e komenteve për pamje, për trupin apo për mënyrën si dikush zgjedh me u dok, nuk është as humor, as mendim personal, është bullizëm. Është poshtërsi” – ka shkruar Avdiu, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.



