
Nexhmedin Spahiu, analist, ka shkruar një status, ku ka kundërshtuar pjesëmarrjen e protestuesve nga Kosova e Maqedonia e Veriut në protestën masive në Tiranë të Shqipërisë.
Sidoqoftë, Spahiu ka pasur kritika ndaj me gjasë analistëve, të cilët i ka quajtur si “zagarë të Edi Ramës”.
Postimi i plotë:
Shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë nuk kanë pse të marrin pjesë në protesta në Tiranë. Është çështje e brendshme e Shqipërisë nëse e rrëzon apo jo një regjim. Shqipëria nuk është e sulmuar nga jashtë. Në një rast të tillë do të ishte e udhës që të ndihmohej Shqipëria siç shumë shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria etj, ndihmuan çlirimin e Kosovës. Çdo regjim ka zagarët e vet, por zagarët kosovarë të Edi Ramës duken tepër të pështirë. Shumë zagarë të Edit në Tiranë e kanë ulur bishtin dhe tash Edi ka angazhuar zagarët kosovarë si rezervë.
* Gazeta Politika distancohet nga termet denigruese dhe me përmbajtje potencialisht politikisht jokorrekte.



