Një delegacion i Kongresit Amerikan në Kosovë, Osmani njofton për takim me ta

Presidentja Vjosa Osmani pret delegacionin amerikan në takim zyrtar në orën 09:30.

Një delegacion i Kongresit Amerikan do të qëndrojë sot në Kosovë, ka bërë të ditur zyra e presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit zyrtar, presidentja Osmani do të takojë delegacionin në orën 09:30, në Kabinetin e Presidentes.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim një delegacion të Kongresit amerikan. Takimi do të mbahet në ora 09:30, në Kabinetin e Presidentes, ku mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.

Vizita e delegacionit amerikan pritet të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Back to top button