Nuk ka marrëveshje, Abdixhiku: Kurti insistioi që Presidenti t’i takojë Vetëvendosjes

Kreu i LDK-së thotë se Vetëvendosje këmbënguli që kandidati për president të jetë i saj.

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se nuk është arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit.

banner

Sipas tij, gjatë takimit nuk ka pasur asnjë propozim alternativ nga Kurti, përveç insistimit që kandidati për president të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk ka pasur propozim tjetër nga Kurti, përveç që propozimi të jetë i Vetëvendosjes”, deklaroi Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se LDK nuk do të vazhdojë më takime të tilla, duke i cilësuar si të panevojshme dhe pa rezultat. “Nuk do t’i marrim më kohë popullit të Kosovës me takime të tilla”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se është arritur një dakordim që të mos ketë më takime me Kurtin për këtë çështje, duke theksuar se për Lidhja Demokratike e Kosovës kjo temë konsiderohet e mbyllur.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.