Oda Ekonomike Amerikane kritikon qeverinë në detyrë për miratimin e projektbuxhetit 2026

OEA shprehet e shqetësuar se ekzekutivi në detyrë ka tejkaluar kompetencat ligjore duke miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2026 dhe duke krijuar detyrime të reja për financat publike.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEA) ka reaguar pas vendimeve të djeshme të qeverisë në detyrë, duke shprehur shqetësim për miratimin dhe procedimin në Kuvend të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026.

Në reagimin e saj, OEA ka theksuar se legjislacioni aktual përcakton qartë kufizimet e një qeverie në detyrë, duke i lejuar vetëm kryerjen e aktiviteteve të domosdoshme dhe paraqitjen teknike të projektbuxhetit, por jo miratimin apo inicimin e masave të reja fiskale që mund të krijojnë detyrime afatgjata për financat publike.

“Legjislacioni aktual qartazi kufizon fushëveprimin e një qeverie në detyrë, duke i lejuar asaj vetëm aktivitete të domosdoshme dhe përmbushjen e obligimit teknik për paraqitjen e projektbuxhetit, por jo miratimin ose inicimin e masave të reja fiskale që krijojnë detyrime të reja afatgjata për financat publike,” ka vlerësuar OEA.

Back to top button