Osmani e Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Self: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin me administratën Trump

Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka pritur në takim kongresistin republikan amerikan, Keith Self, të cilin e cilësoi mik të madh të popullit të Kosovës.

“Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self”, shkroi Osmani.

banner

Ajo tha se gjatë takimit e kanë falënderuar për mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, deklaroi Osmani.

Sipas saj, në takim është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe bashkëpunimin me administratën Trump.

“Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti”, u shpreh Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.