Osmani: Nderim i përjetshëm për Presidentin historik Ibrahim Rugova

Presidentja e Kosovës vlerëson Rugovën si atin themeltar të Republikës dhe simbol të paqes e lirisë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova, duke shprehur nderim të përjetshëm për figurën dhe kontributin e tij në historinë e vendit.

banner

“Nderim i përjetshëm për Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar të Republikës sonë, njeriun që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë,” ka deklaruar Osmani.

Ajo theksoi se Rugova mbetet simbol i paqes dhe i lirisë, duke vlerësuar udhëheqjen e tij të mençur dhe vizionare në periudha vendimtare për fatin e Kosovës. Sipas saj, lavdia e Presidentit Rugova është e përhershme dhe trashëgimia e tij vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.