Pamje: Kështu duket punishtja e urës së re mbi Ibër pas vërshimit të mbrëmshëm

Mbrëmë në orët e vona është vërshuar vendpunishtja e urës së re mbi lumin Ibër, e cila është në ndërtim e sipër.

Pas vërshimit, punishtja është e mbushur me ujë, duke stagnuar përkohësisht punimet rreth urës së re.

Faruk Mujka, kryeshef në ndërmarrjen Hidro-Ekonomike “Ibër – Lepenc”, ka reaguar, duke theksuar se vërshimi nuk ka të bëjë me dorë të njeriut.

Në anë tjetër, dëmet e shkaktuara nga ky vërshim, ende nuk janë vlerësuar zyrtarisht.

Back to top button