
Pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, është publikuar fotografia e parë e përbashkët e Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Isni Kilajt.
Në fotografi, katër të akuzuarit shihen së bashku pas përfundimit të seancës në Hagë.
Gjykata e dënoi ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliun me nga 12 muaj burgim efektiv, ndërsa ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i shqiptoi një muaj burgim me kusht.
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u shpall i pafajshëm.
Në të njëjtin proces, ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë. Ai e kundërshtoi vendimin, duke deklaruar në sallën e gjyqit se “kjo është politikë, nuk është drejtësi”.



