
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, kanë pranuar ftesë për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Lajmi është konfirmuar nga të dyja këto parti për KOHËN.

Megjithatë nuk është bërë e ditur nëse do të marrin pjesë në këtë takim.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të KOHËS në lidhje me këtë çështje.
Paraditen e sotme, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që shumë shpejt t’u dërgojë ftesë për takim Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera parlamentare, me qëllim të diskutimit për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.
Kurti paralajmëroi për këtë javë se mund të ketë diçka konkrete sa i përket një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike.
Më 6 gusht është caktuar seanca për inaugurimin e legjislaturës XI.



