PDK refuzon rikthimin e Fatmir Limaj në listën partiake për deputet

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur konsensus për rikthimin e Fatmir Limaj në parti, ndërsa kundërshtimet e brendshme kanë bërë që kjo ide të refuzohet nga një pjesë e figurave dhe strukturave të rëndësishme të PDK-së.

Sipas burimeve të Dukagjinit, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PDK-së është vendosur të refuzohet kërkesa që Limaj i kishte bërë kryetarit të partisë, Bedri Hamza.

banner

Limaj, javën e kaluar, i kishte dërguar një letër Hamzës, ku kishte deklaruar se nëse nuk pranohej rikthimi i tij në listën e PDK-së, ai nuk do të garonte në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër, kreu i Nisma Socialdemokrate kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe bashkim politik, duke e cilësuar atë si një lëvizje në funksion të krijimit të një alternative të fuqishme për qytetarët e Kosovës.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, kishte shkruar Limaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.