Përfshirja e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”, gazetari kroat i dërgon dëshmi prokurorisë në Itali

Gazetari i pavarur kroat, Domagoj Margetiq ka njoftuar zyrën e prokurorit publik në Milano për dyshimet që lidhin presidentin e Serbise, Aleksandar Vuçiq, me aktivitetet e “turizmit të snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës në luftën e viteve ’90.

Ai ka dorëzuar një raport të plotë që përfshin prova, materiale video dhe audio, dokumente historike dhe fotografi që sipas tij vendosin Vučiçin pa dyshim në vendin dhe kohën e krimeve të pretenduara, transmeton “KOHA”.

Sipas Margetiq, hetimet në Itali janë tashmë në zhvillim, prokurorët në Milano kanë hapur një dosje për “Sarajevo Safari”, pas kallëzimit të bërë nga shkrimtari italian Ezio Gavazzeni, i cili dyshon se disa persona, përfshirë italianë, kanë paguar për t’u bashkuar me forcat serbe dhe për të qëlluar ndaj civilëve të paarmatosur.

Në dokumentet që Margetiq i ka dorëzuar, thuhet se ai ka përfshirë “të gjitha të dhënat konkrete” që e lidhin Vuçiçin me “safaritë humane” në Sarajevë, transmeton “KOHA”.

Rreth 11.000 civilë u vranë gjatë rrethimit të Sarajevës, edhe nga snajperët qëllonin nga kodrat përreth qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button