Përmbyllet me sukses edicioni XVIII i Panairit të Librit “Prizreni 2026”

Është përmbyllur me sukses edicioni XVIII i Panairit të Librit “Prizreni 2026”, i cili u mbajt nga 29 korriku deri më 2 gusht në qendër të Prizrenit.

Në këtë edicion morën pjesë mbi 20 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke prezantuar një numër të madh botimesh për lexuesit. Krahas librave në gjuhën shqipe, u ekspozuan edhe botime në gjuhën boshnjake dhe turke.

banner

Përveç panairit të librit, u zhvillua edhe një program i pasur letrar me diskutime, promovime librash dhe takime me autorë e studiues.

Pjesë e programit ishin Zeqirija Ibrahimi, Ismail Sinani, Rizvan Sulejmani, Shasivar Kabashi, Agim Mullafetahu, Skënder Zogaj, Hatixhe Çollaku-Ademaj, Agron Islami, Shpend Avdiu dhe Donika Dabishevci.

Programi letrar u konceptua nga Ditar Kabashi dhe u moderua prej tij dhe Osman Gorancit. Kabashi e vlerësoi këtë edicion si të suksesshëm, duke veçuar pjesëmarrjen e autorëve, realizimin e plotë të aktiviteteve dhe interesimin e publikut.

Në kuadër të mbylljes së panairit, Këshilli Organizues ndau mirënjohje për RTV BESA, TV PRIZRENI dhe Berat Batiun për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj organizimit të kësaj ngjarjeje.

Edicioni XVIII u mbyll më 2 gusht, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e Panairit të Librit “Prizreni” si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore për promovimin e librit, autorëve dhe leximit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.