Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së

Kryeprokurorja Kimberly West thotë se dënimi kërkohet mbi bazën e përgjegjësisë individuale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë paraqitjes së fjalëve përfundimtare në gjykim.

banner

Kërkesa u bë nga kryeprokurorja Kimberly West, e cila theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk po kërkon dënim kolektiv për Shtabin e Përgjithshëm, por përgjegjësi penale individuale për secilin të akuzuar.

“ZPS-ja kërkon vendim dënues për persona konkretë, jo për shtabin e përgjithshëm, por për individë të veçantë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, bazuar në kontributet individuale të kryera nga secili prej tyre”, deklaroi West.

Ajo shtoi se veprat për të cilat akuzohen ish-drejtuesit e UÇK-së përfshijnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas saj, mbeten shumë të rënda për nga natyra dhe pasojat.

“Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda në natyrë, dhe këto akuza nuk e kanë humbur peshën e tyre me kalimin e kohës. Ato mbeten shumë serioze”, theksoi kryeprokurorja.

Seanca e fjalëve përfundimtare shënon një nga fazat e fundit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, para vendimit përfundimtar të trupit gjykues.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.